Aksident i shumëfishtë në aksin Marikaj-Vorë, kamioni përmbyset në rrugë pas përplasjes me makinat

    Aksident i shumëfishtë në aksin Marikaj-Vorë.

    Disa automjete përplasen me njëri-tjetrin dhe më pas me një kamion.

    Si pasojë e përplasjes së fortë kamioni është përmbysur në rrugë.

    Shërbimet e Komisariatit nr.7 ndodhen në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ku janë përplasur rreth 5 automjete dhe 1 kamion.