Gjendet e mbytur gruaja shqiptare në Itali, e zhdukur prej 9 janarit

    Suzana Koçibelli, gruaja shqiptare e cila rezultonte e zhdukur prej datës 9 janar është gjetur e vdekur.

    Trupi i pajetë i 62-vjeçares është gjetur në ujërat e Tiberit në digën Castel Giubileo.

    Sipas mediave vendase, trupi u zbulua nga stafi i Enel që punonte në hidrocentralin në veri të Romës.

    Pasi trupi u nxorr nga ushtarakët dhe zjarrfikësit, nuk u konstatuan shenja të dukshme dhune.

    Mjekut ligjor ka vleresuar se vdekja e gruas ka ndodhur pak orë pas largimit të saj.

    Policia tha se po heton për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë