Ikin dy deputetë, dhe telashet nuk kanë të sosur për PD

PS fiton me 83 mandate – PD zbret në 50, “Mundësia” merr mandatin e dytë

Tiranë, 13 maj 2025 – Teksa numërimi i votave për subjektet politike brenda vendit po shkon drejt përfundimit, Partia Socialiste e Shqipërisë ka dalë fituese absolute e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke siguruar një shumicë të qartë dhe të vetme në Kuvend.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PS ka marrë 83 mandate, që përfaqësojnë 52.23% të votave të vlefshme, duke i dhënë asaj të drejtën për të qeverisur pa nevojën e koalicioneve.

Rezultatet kryesore në mandate dhe përqindje:

Partia Socialiste (PS) – 83 mandate | 52.23%

Partia Demokratike – ASHM (PD-ASHM) – 50 mandate | 34.04%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 3 mandate | 3.28%

Partia Mundësia – 2 mandate | 3.06%

Lëvizja Bashkë – 1 mandat | 1.48%

Nisma “Shqipëria Bëhet” – 1 mandat | 3.74%

Risi në këto zgjedhje përbën dyfishimi i përfaqësimit të Partisë Mundësia, që nga një mandat në dy, si dhe hyrja e disa forcave të reja në Kuvend si Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet, secila me nga një përfaqësues.