Aksident i rëndë në kryeqytet/ Makina përplas një person që po lëvizte me biçikletë (Detajet)

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Unazën e Madhe në Tiranë.

Një makinë ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me biçikletë.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje për hetimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërsa i plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësorë.