“Ka vdekur”/ Shqiptari në Itali dh*non gruan, e mbështjell me tapet dhe tenton ta hedhë nga ballkoni

Një rast i rëndë dhune brenda familjes është zbuluar në Itali, ku protagonist është një çift shqiptar.

Sipas mediave italianë, ngjarja ka ndodhur në Padova, ku dy bashkëshortët shqiptarë jetonin prej vitesh. Raportohet se 55-vjeçari e ka dhunuar brutalisht gruan, pasi ajo nuk pranoi që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Ai e ka gjuajtur me grushte fillimisht, më pas ka tentuar ta mbysë dhe e ka hedhur në tokë, ku ka vazhduar ta godasë me shkelma.

Dhuna ka përfunduar vetëm kur në shtëpi ka mbërritur djali i tyre 22-vjeçar. Në këtë moment, babai i ka thënë se gruaja kishte ndërruar jetë dhe ai e ka mbështjellë me tapet dhe thoshte se do e hidhte nga ballkoni.

Menjëherë i biri ka telefonuar policinë dhe pasi efektivët dhe ambulanca kanë mbërritur, kanë konstatuar se gruaja në fakt ishte ende gjallë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, teksa 55-vjeçari shqiptar përfundoi në pranga.

Raportohet se pasi ambulanca kishte shkuar në banesë dhe kishte zbuluar se ajo ishte gjallë, shqiptari ishte përpjekur ta sulmonte përsëri, duke bërtitur se ajo ia kishte shkatërruar jetën. Hetuesit zbuluan se gruaja ishte dhunuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj për shumë vitesh.

Gushtin e kaluar, ajo përfundoi në spital me disa lëndime dhe hetuesit zbuluan se burri e poshtëronte vazhdimisht, duke përdorur dhunë dhe kërcënime. Po ashtu, fqinjët kanë rrëfyer se ai e kontrollonte aq shumë, sa nuk e lejonte të kishte miqësi me asnjë person, e në disa raste nuk e lejonte as të dilte nga shtëpia. Këto dëshmi i ka përforcuar edhe djali i çiftit, i cili thasë prej vitesh kishte raste kur i ati e dhunonte nënën para tij.

42-vjeçarja raportohet se ka pasur mavijosje dhe hematoma në të gjithë trupin, me lëndime veçanërisht të rënda në qafë, ku burri e kapi me dhunë dhe u përpoq ta mbyste.