Ditën e enjte vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe shtim të vranësirave mesatare e hera -herës të dendura nga orët e mesditës e pasdite fillimisht në jug.
Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug e më pas në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, në lugina dhe bregdet në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 12m/s.
Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 1 deri 2 ballë.