Kush ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit?

Nga Vladimir Dushniku

Lexova verdiktin final te OSBE, te zgjedhjeve te 11 majit ne Shqiperi dhe mbeta I shokuar!

U njoha me nje material ,qe nuk do t’a kishte shkruar asnje brigadier kooperative bujqesore,mbushur me lojra fjalesh si “erdha,ika,takova,falenderova,mikpritje “ etj te gjitha pa asnje vlere lidhur me ate cfare kishin dashur te thonin si mision nderkombetar,aq me teper per popullin shqiptar qe e konsideronin si kavie eksperimentale!

Se nuk kishin ardhur per pushime ne nje resort turistik dhe po I shprehnin konsideratat mikpritesve,por kishin ardhur si arbitra te Europes per te gjykuar zhvillimin e zgjedhjeve nga te cilat do vareshin fatet e qeverisjes se vendit per 4 vitet e ardhme, por qe deri me sot kane patur probleme te renda sa funksionimi I demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi jo vetem eshte vene ne dyshim,por jane shkelur me kembe lirite dhe te drejtat e njeriut dhe se shumica e shqiptareve jane shtypur dhe shfrytezuar egersisht nga regjime antipopullore!

Dhe rezultati ka qene vdekje prures:SHPOPULLIMI MASIV I VENDIT duke vene ne dyshim te ardhmen jetike te popullates se mbetur,shumica femije dhe te moshuar!

Keto probleme Europa I ka ditur,ndaj perfaqesuesit e saj ne zgjedhje nuk do kishin ardhur thjesht si vezhgues te rendomte,por te verifikonin,studionin dhe mblidhnin faktet dhe deshmite per realitetin ne vend si dhe mbi bazen e tyre te vinin gishtin ne plage duke dhene edhe rekomandimet e nevojshme!

Keto gjera nuk u bene,ndaj si qytetar I ketij vendi marr guximin t’I informoj keta zyrtare te OSBE,Parlamentit Europian, etj lidhur shkaqet qe kane beret e mundur rezultatin ne keto zgjedhje,pasojat qe linden dhe pergjegjesit ,qe duhen ndeshkuar!

1- E keqja fillon ne Kushtetuten e Shqiperise sepse nuk eshte parashikuar NDARJA E PUSHTETEVE,ndaj per 35 vjet nuk ka funksionuar demokracia dhe shteti ligjor,jane shkelur me kembe lirite dhe te drejtat e njeriut ,aq sa te gjithe ata qe kane uzurpuar pushtetin kurre nuk kane qeverisur,por kane sunduar si DIKTATORE!

2-Ketyre zgjedhjeve iu parapriu miratimi I ligjit per LISTAT E MBYLLURA,qe shumicen e deputeteve te ardhshem do t’a caktonin kryetaret e partive dhe jo vota e qytetareve shqiptare!

E thene shqip,deputetet tani e tutje nuk do jene perfaqesues te popullit,nuk do mbrojne interesat e popullit,por te kryetarit te partise sepse eshte ai qe I caktoi ne listat e mbyllura sipas rreshtimit preferencial te tyre nisur nga niveli I besnikerise personale !

Ne kete menyre faktikisht eshte shfuqizuar neni 2 i Kushtetutes se RSH,qe sanksionon se “SOVRANITETI NE RSH I PERKET POPULLIT”,kurse me ligjin perkates te LISTAVE TE MBYLLURA ky nen nuk ka me asnje vlere!

Por bashke me kete,bie poshte edhe THELBI KRYESOR I funksionimit te demokracise dhe shtetit ligjor,se do jene keta deputete te kryetareve qe do vendosin se kush do jete ne qeveri,se si do kontrollohet funksionimi I tyre dhe sa per korrupsionin as qe do behet fjale!

3-Mandati I deputetit eshte fituar vetem me votat e qytetareve te nje qarku dhe jo te te gjithe qytetareve shqiptare me te drejte vote, duke e shperfytyruar figuren e deputetit aq shume sa ne shumicen e rasteve ata jane bere seksere per punesimin,marrjen e investimeve te zonave te tyre per te perfituar me pas edhe mbeshtetjen e tyre ne votime!

Kjo ka bere te lehte shit-blerjen e votave,pamundesine e konkurimit te partive te vogla dhe kandidateve te pavarur duke demtuar funksionimin e demokracise dhe shtetit ligjor!

Nisur nga te gjitha problemet shqetesuese ,qe kane dale ne cdo zgjedhje institucionet europiane duhet te kerkojne,qe ne Shqiperi te kete vetem nje ZONE ZGJEDHORE dhe kandidatet per deputete te ZGJIDHEN DHE VOTOHEN NGA TE GJITHE SHTETASIT SHQIPTARE ME TE DREJT VOTE BRENDA DHE JASHTE VENDIT!

Me kete mase do te zhduken pothuaj te gjitha shqetesimet e sotme ne drejtim te zgjedhjeve dhe votimeve duke krijuar nje besim te madh ne popull per besueshmerine e sistemit politik ne Shqiperi!

Me kete menyre do te zgjidhen dhe votohen ne te vertete PERFAQESUESIT E POPULLIT DHE JO TE KRYETAREVE TE PARTIVE!

4-Kryeministri I Shqiperise NUK DUHET TE JETE NJEKOHESISHT EDHE KRYETAR I PARTISE,qe te mos e lere punen shteterore per te marre pjese ne fushata te ndryshme zgjedhore,duke perdorur ne funksion te tyre administraten,materialet dhe financat e qeverise!

5-Kryeministri I Shqiperise duhet te zgjidhet jo me shume se me 2 mandate !

6-Reforma administrative teritoriale ka ndikuar direkt ne vjedhjen e votave,sepse ajo eshte hartuar per interesa elektorale e jo ne sherbim te qytetareve,ndaj ajo duhet ndryshuar rrenjesisht dhe urgjentisht!

7-Sasia e madhe e administrates qendrore dhe vendore,per me teper qe te gjitha sherbimet shteterore dhe vendore u jane dhene privateve,ka bere qe te punesuarit si detyre te pare dhe kryesoren te kene sigurimin e te gjithe votuesve familjare ne zgjedhjet e radhes ne favor te qeverise dhe bashkise ne pushtet,duke ndikuar direkt ne rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve!

8-Kodi zgjedhor duhet te ndryshoje ne perputhje me te gjitha amendimet e kushtetutes,duke sanksionuar mbi te gjitha qe Shqiperia te kete vetem NJE ZONE ZGJEDHORE DHE DEPUTETET TE ZGJIDHEN DHE VOTOHEN NGA TE GJIUTHE SHTETASIT SHQIPTARE ME TE DREJTE VOTE!

9-Fushatat elektorale duhet te jene veprimtaria me e rendesishme e LLOGARIDHENIES SE TE ZGJEDHURVE PARA TE GJITHE QYTETAREVE DHE TE NDALOHEN SI TE TURPESHME KATANDISJA E TYRE NE NIVELIN E KARNAVALEVE TE RIOS PER TE ARGETUAR NJEREZIT,KUR ATA KANE SHUME ANKESA PER TE BERE!

Ne fushatat elektorale te dalin para popullit,pa dallime politike,fetare,gjinie et,te zgjedhurit prej tyre e jo te dale vetem kryeministri ,qe shetit ne te gjitha qwytetet dhe fshatrat e Shqiperise duke u mburrurvetem me sukseset!

10-Qeveria dhe bashkite duhet te hapin te gjitha zyrat e administrates qendrore dhe zgjedhore,qe qytetaret te ankohen,keshillojne dhe denoncojne padrejtesite qe u bejne zyrtaret e pa afte dhe te korruptuar dhe keto momente te konsiderohen TEPER JETIKE PER FUNKSIONIMIN E DEMOKRACISE DHE SHTETIT LIGJOR,PER RESPEKTIMIN E LIRIVE DHE TE DREJTAVE TE NJERIUT!

11-Te gjitha institucionet shteterore dhe bashkite duhet te degjojne dhe zgjidhin brenda dites te gjitha ankesat dhe denoncimet e qytetareve nepermjet shefave te zyrtareve ndaj te cileve drejtohen ankesat deri tek zyrat e ankesave,drejtorite e maredhenieve me publikun,te Konsumatorit ,drejtorite juridike etj!

Ankesat te protokollohen dhe zgjidhja e tyre te shoqerohet me masat perkateve administrative deri dhe penale sipas rastit ndaj shkelesve gje qe do beje te mundur jo vetem rritjen e nivelit te sherbimit ndaj qytetareve,por edhe do ULIN NDJESHEM EDHE SASIA E MADHE TE DOSJEVE GJYQESORE,qe deri me sot nuk kane gjetur zgjidhje atje ku lindin konfliktet ,por jane detyruar t’I drejtohen gjakatave duke I renduar ato padrejtesisht,bile kjo ka bere te mundur edhe nxitjen e korrupsionit!

Te gjitha keto dhe te tjera kane ndikuar direkt dhe indirekt ne rezultatin e zgjedhjeve ,konkretisht te 11 majit,ndaj vlen qe t’I rekomandohen qeverise,por edhe institucioneve perkatese te BE,qe keto te jene ne radhen e KUSHTEVE PARESORE , QE DUHET T’I DREJTOHEN QEVERISE SHQIPTARE PER NEGOCIATAT ME BE!

Ne se keto nenvleftesohen nga qeveria aq me teper edhe nga BE,atehere e gjithe propaganda qe eshte bere dhe vazhdon te behet lidhur me keto probleme,nuk do kete asnje vlere dhe shqiptaret cdo dite e me shume do marrin rruget e kurbetit duke boshatisur vendin pergjithmone!

Ne se kjo gje nuk ju intereson as juve,atehere vleresojini sa e si duhet me urgjence e mos degjoni mashtrimet propagandistike te kryeministrit Rama se atij I intereson vetem interesi I postit te tij dhe jo I popullit!

Ne se gjykoni t’a vleresoni Ramen si I votuar me shumice absolute nga qytetaret shqiptare,do gaboni rende, se te gjithe DIKTATORET KUDO NE BOTE JANE VOTUAR EDHE 99.99%,pra sasia e madhe e votave ne favor te pushtetit ne shtetet demokratike ESHTE NJE SHENJE E KEQE E FUNKSIONIMIT TE DIKTATURES!

Promoted Content