Aktorja Julia Ilirjani ishte në garë për një karrige në Parlament, në radhët e Partisë Demokratike. Duke qenë se rezultatet deri më tani janë tejet të ulëta për të, ajo ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.
“Me më ardh’ turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco”, shkruan ajo krahas një fotoje të montuar të hartës së Shqipërisë.
Ilirjani u pozicionua krah kryedemokratit Sali Berisha në këto zgjedhje elektorale, ku kandidoi për deputete në qarkun e Tiranës.