Prej muajsh aludohet se i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin, rrëfehet Hati i TikTok-ut: Ja çfarë po ndodh me mua

Influencerja Hatixhe Braka e njohur për fansat si Hati, i ka dhënë fund njëherë e mirë aludimeve nëse është ndarë apo jo me bashkëshortin e saj Jashar Stojkun. E ftuar në një intervistë ajo ka nënkuptuar se momentalisht po kalon një proces divorci teksa thekson se ndihet mirë.

Mirëpo, duke mos dashur ta trajtoj shumë si temë influencerja “i ka vënë pikat mbi i” situatës të cilën po kalon me një shprehje;

“Pas vështirësisë vjen lehtësimi dhe zoti nuk të sprovon më shumë seç ti mund të mbash.”

Ndërsa theksoi se vendimin për tu ndarë e kishte marrë vetë ajo, Hati rrefeu se familja e kishte mbështetur në këtë vendim.

“Vendimi ka qenë i imi, edhe familja do lumturinë time dhe përderisa shohin që unë jam e qetë, jam e lumtur dhe ato janë të lumtur,” u shpreh ajo.