Detaje të reja janë zbuluar nga rrëmbimi i 29-vjeçares ditën e djeshme në Tiranë. E reja, e paidentifikuar, u mor peng dhe u mbaj për disa në makinën e autorit, 29-vjeçar, Jurgen Shima.
Sa i përket raportit të tyre, rezulton se dy të rinjtë ishin njohur në rrjetet sociale dhe e kishin lënë për t’u takuar, në Tiranë. Bëhet me dije se pasi kanë konsumuar darkë në një restorant në kryeqytet, Shima e ka ftuar 29-vjeçaren në shtëpinë e tij.
Mirëpo, kjo e fundit e ka refuzuar, dhe ka qenë pikërisht kjo arsyeja që ai e ka marrë në makinën e tij pa vullnetin e saj dhe e ka dërguar në Lushnje, ndërsa mësohet se vajza ka tentuar disa herë të hidhet nga makina.
Por, ngjarja nuk përfundon me kaq, teksa vajza ka bërë rezistencë të vazhdueshme, autori e ka qëlluar me shuplakë, ndërsa pak më vonë e ka kthyer në Tiranë pranë banesës së saj.
Ndërkohë, kujtojmë se 29-vjeçari, Jurgen Shima, u arrestua ditën e sotme në Astir. Siç bënë me dije blutë e Tiranës, gjatë kontrollit në automjet e tij, u gjet dhe u sekuestruar sasi kokaine.