Zgjedhjet/ Njoftohet mbledhje urgjente në selinë blu, Berisha thërret drejtuesit politikë

Zgjedhjet/ Njoftohet mbledhje urgjente në selinë blu, Berisha thërret drejtuesit politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur mbrëmjen e sotme në qeli të gjithë drejtuesit politik të qarqeve të koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në mesazhin e dërguar drejtuesve thuhet se ata duhet të paraqiten në 20:30 në selinë qendrore të PD-së, për një takim të jashtëzakonshëm. Raportohet se në mesazh është theksuar se pjesëmarrja është e detyrueshme dhe nuk do të ketë asnjë përjashtim.

Takimi pritet të zhvillohet lidhur me hapat që do të ndërmarrë Partia Demokratike pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar protestë më 16 maj në orën 17:00.