Zbulohet i dashuri i Beatriçes së Shkodrës Elektronike

Edhe pse Beatriçe nuk flet shumë për jetën e saj private, mbrëmja e gjysmëfinales së Eurovision-it në Basel solli një moment të rrallë emocional që s’mund t’i shpëtonte syrit të kamerave, një puthje e ndjerë me partnerin e saj, artistin italian Marcello Batelli, në zemër të arenës ku qëndronte ekipi shqiptar.

LEXO  Aksident i rëndë në vend, makina përplas të miturën (Detaje)

Shqipëria u kualifikua me meritë në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, falë performancës elektrizuese të Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” – një kombinim i etnos shqiptarit me elektronikën moderne që ka rrëmbyer audiencën evropiane.

LEXO  “Xhiroja jonë e fundit”/ Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare

Por pas shpalljes së kualifikimit, ndërsa publiku festonte, Beatriçe festoi gëzimin me një puthje pasionante, që zgjoi reagime në rrjet dhe emocionoi ndjekësit.

Pak është folur më parë për lidhjen e tyre, ndonëse ai është parë shpesh pranë saj në evente muzikore.

LEXO  Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë që goditi Filipinet, të paktën 60 viktima të konfirmuara

Ky moment i çiltër, në zemër të një gare kaq të rëndësishme, duket se ishte “shenja” që publiku po priste!

Lajme Te nGjashme