Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Erdogan ka shtrënguar duart me kryeministri Edi Rama, i cili e priste në tapetin e kuq të vendosur në Sheshin Skënderbej.
Presidenti turk më pas është shoqëruar nga kreu i qeverisë deri në vendin ku qendronin mediat.
Por, Erdogan nuk u prononcua për mediat, duke dhënë një koment të shkurtër për miqësinë mes popullit turk dhe Shqipërisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin