Aksident në vend, dy të plagosur dërgohen në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Krumë-Zarhisht, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve nga mjeti i aksidentuar.

Të plagosurit janë nisur me ambulancë drejt spitalit në Krumë për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.