“Macron është mbështetës i anëtarësimit tonë”- Linda Rama në Forumin Ekonomik: Shqipëria duhet të jetë në Europë! Ja kemi dalë të krijojmë këtë nivel besimi

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, në Forumin Ekonomik të zhvilluar në Tiranë, ka komentuar deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Linda Rama theksoi se Macron është një mbështetës i anëtarësimit të vendit tonë, duke shtuar se “e dëgjova shumë e lumtur që konfirmoi se bie dakord të zgjerojnë BE”.

“Ja kemi dalë të krijojmë këtë nivel besimi dhe ka qenë brezi ynë që e ka bërë këtë gjë”, u shpreh bashkëshortja e kreut të qeverisë.

Linda Rama: Dëgjova presidentin Macron dhe në fakt e dëgjova shumë e lumtur që konfirmoi se bie dakord të zgjerojnë BE dhe që ai është mbështetës i anëtarësimit tonë. Në fakt është e drejtë sepse Shqipëria duhet të jetë në Europë, po!

Ja kemi dalë të krijojmë këtë nivel besimi dhe ka qenë brezi ynë që e ka bërë këtë gjë. Por përderisa e bëmë këtë nuk ishte vetëm ekonomia që na shqetësonte, por edhe traumat e vjetër e zakonet e trashëguara nga komunizmi. Në këtë drejtim, ndoshta nuk patëm fokus për të bërë shumë dhe kjo shërben për të gjithë botën.

Gjithçka që ndodh sot po lë gjurmë tek brezat e rinj, mendojmë që sapo brezi ynë të përfundojë rrugëtimin drejt BE duhet të kujdesemi që fëmijët të rinjtë të përpiqen të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të ecur më tej në një botë globale.