Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e njohur si “Shkalla e Tujanit”, në afërsi të Tiranës.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.