Mega-operacioni “Ura”/ I arrestuar dy javë më parë, ja kush është ish-efektivi i policisë…(Emri)

Rezulton i përfshirë në mega-operacionin e fundit të koduar “Ura”, Altin Morina, ish-punonjësi i Policisë së Shtetit.

Morina u arrestua dy javë më parë, pasi ishte në kërkim nga SPAK për një çështje tjetër penale.

Megjithatë, hetimet e reja e lidhin atë edhe me aktivitet kriminal në një tjetër rast të ndarë nga ai i mëparshmi.

Operacioni “Ura”, i zhvilluar nga strukturat e posaçme antikorrupsion dhe forcat e rendit, ka vënë në shënjestër një rrjet të gjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme, ku përfshirja e efektivëve të policisë e bën edhe më të rëndë situatën.