Përplasi makinat e policisë dhe disa mjete të tjera! Kush është 40-vjeçari me Land Rover dhe me probleme të shëndetit mendor! Me vete mbante një armë lodër! Mister si ka dalë nga spitali

Paraditen e kësaj të premte (23 maj) në një zonë të populluar të Tiranës, është zhvilluar një aksion policor, i ngjashëm me filmat aksion.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se në pranga është vënë një person rreth 40 vjeç, i cili përplasi disa makina policie dhe në ndjekje nga uniformat blu aksidentoi edhe mjete të tjera, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Persona, i cili edhe dy javë më parë ishte ndaluar nga policia raportohet se është me probleme të shëndeti mendor.

Pasi uniformat blu e ndaluan, atë e çuan në spitalin e Neurologjisë. Por sot ai është shfaqur sërish me makinë, duke bërë manovra të rrezikshme.

Në makinë e tij Land Rover 40-vjeçari mbante edhe një armë zjarri lodër.

Nuk dihet ende arsye pse ai doli nga spitali dhe sa ka qëndruar aty.