Donald Trump pret familjen shqiptare në Shtëpinë e Bardhë! Dhurata e presidentit për fëmijën: Mos e humb (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferi.

Trump priti familjen shqiptare në kuadër të nismës humanitare ‘‘Make-A-Wish Foundation’’, e cila i kushtohet fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Video e takimit të Trump me familjen Xhafri u bë virale në rrjete sociale.

Siç duket edhe në video Donald Trump i dhuroi djalit të familjes Xhaferi një monedhë të veçantë presidenciale.

Me humor Trump i thotë djalit: “Mos e humb!”

“Make-A-Wish” është një nga organizatat më të njohura në botë që ndihmon fëmijët me sëmundje të rënda, duke i dhuruar momente gëzimi e frymëzimi për ta dhe familjet e tyre.