EMRI/ Aksident i rëndë në minierën e Katjelit në Prrenjas, humb jetën minatori

Një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e Katjelit në Prrenjas. Një minator ka humbur jetën e sakaq nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti dhe po punohet pë zbardhjen e tyre.

Mësohet se viktima është minatori Syrja Bego 58 vjeç.

Po ashtu bëhet e ditur se viktima ishte edhe kryetari sindikatës se minatorëve.

Ende janë të paqarta rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave.