Alarm për bo*bë në një hotel në qendër të Tiranës, policia rrethon zonën (Video)

Një alarm për bombë është ngritur në një hotel në qendër të Tiranës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku ka rrethuar zonën dhe po kryhen verifikimet e nevojshme.

Bëhet me dije se stafi dhe klientët janë evakuuar.

Policia ka dyshime për alarm të rremë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar.