Elinara, Andueli, Erandi dhe Big Basta të cilët nuk arritën të realizonin me sukses sfidën gjaët prime-s së të hënës, por edhe Frederik Ndoci, tashmë i nominuari i përhershëm , vijojnë të jenë nën ethet e nominimit. Njëri prej tyre do të ndërpres sonte rrugëtimin, duke humbur kështu mundësinë për të prekur finalen e madhe. Vendim ky që i takon publikut, i cili ka ende mundësi të votojë, deri në nisje të spektaklit.
Konkurrentët shfaqin gjithnjë e më qartë strategjitë e tyre të lojës, duke i dhënë edhe më shumë intensitet garës, ndërsa Ester Allushi dhe i përzgjedhuri i saj Andueli kanë shijuar privilegjet e dhomës së njëshit.
Gjatë këtyre ditëve një tjetër zarf ka mbërritur në fermë. Sfida që duket se herë pas here vënë në sprovë fermerët. Në fermë ka patur edhe momente tensioni, prishje miqësish, fillime të reja por edhe momente argëtuese.