Merr flakë makina në autostradën Tiranë–Durrës, detajet e para!

Një është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës. Siç shihet edhe në pamje automjet i tipit Mercedes C Clas është djegur plotësisht

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në automjet.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.