Deputetja Kokturk përjashtohet nga parlamenti gjerman, shkak bluza me mbishkrimin “Palestina” (VIDEO)

GJERMANI- Deputetja e Partisë së Majtë, Cansin Kokturk, u nxor jashtë sallës së parlamentit gjerman të mërkurën për shkak se mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “Palestina”. Presidentja e Bundestagut, Julia Klockner, ndërhyri gjatë seancës, duke u kujtuar deputetëve se mesazhet politike në veshje nuk lejohen në sallë.

“I kam kërkuar Köktürk të ndërrojë pulovrën e saj dhe ne nuk e bëmë publike këtë por me sa duket ju refuzoni. Pastaj do t’ju kërkoja të largoheni nga mbledhja. Ju lutem bëjeni”, shtoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Kokturk ka tërhequr vëmendjen në parlament. Në ditën e saj të parë si deputete, ajo u shfaq në Bundestag e veshur me një shall që i ngjante një shami palestineze, duke i shtyrë anëtarët e CDU-së konservatore të bënin thirrje për një ndalim zyrtar të simboleve të tilla.

Bundestagu nuk ka një kod të detajuar veshjeje, rregullat e tij kërkojnë që deputetët dhe vizitorët të vishen “në përputhje me prestigjin” e institucionit. Në vitin 2017, një vajze 13-vjeçare që vizitonte Bundestagun në një ekskursion shkollor iu kërkua në sigurim të mbyllte zinxhirin e bluzës së saj për të fshehur sloganin “Mirë se vini refugjatë”.

Dhe në vitin 2009, një student u ndalua sepse mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “Bëni dashuri, jo luftë”. Kohët e fundit, deputeti Marcel Bauer u përjashtua dy herë nga salla plenare për shkak se refuzoi të hiqte një beretë të zezë, gjë që u konsiderua e papërshtatshme. Si Klockner ashtu edhe nënkryetarja e Bundestagut, Andrea Lindholz (CSU) e urdhëruan atë të ndiqte normat e veshjes së parlamentit ose të largohej.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.