Detaje nga aksidenti/ Dy “Benz”-a u përplasën kokë më kokë, policia: Mes të plagosurve, edhe një fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e quajtur “Ish Agjensia” në Burrel, ku dy automjete të tipit “Benz” janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë një fëmijë 8-vjeçar.

Një nga automjetet transportonte një familje me tre anëtarë, ndërsa mjeti tjetër drejtohej nga një person i vetëm. Fëmija 8-vjeçar dhe një tjetër i plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 19:10 dhe se drejtuesit e mjeteve janë identifikuar si shtetasi A.L., 38 vjeç, dhe L.K., 36 vjeç. Të dy janë mes të plagosurve, së bashku me katër pasagjerët që udhëtonin me ta.

Forcat policore dhe grupi hetimor ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të përcaktuar shkakun e aksidentit, i cili për momentin mbetet i paqartë.