Aksident i rëndë/ Makina përplas këmbësoren, ja si paraqitet gjendja e saj

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore. Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Korçë, në afërsi të gjykatës.

Kjo e fundit është transportuar në spitalin rajonal të Korçës, ku bëjnë me dije se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave mbi shkaqet e aksidentit.