“Makinat i regjistronim me emrat e të dashurave”/ Tafani rrëfen si vodhën mjetin e një çifti: I thamë jemi policia…

rtan Tafani, i penduar i drejtësisë, ka rrëfyer një tjetër episod të rëndë kriminal që, sipas tij, ndodhi në vitin 2022, në shtëpinë e Bujar Tukut. Ai tregon se kishte informuar Laert Haxhiun për dyshimet se Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, mund të ishte mbajtur në atë banesë.

Në dëshminë e tij, Tafani rrëfen një rast të rrëmbimit të një makine përmes mashtrimit dhe dhunës. “Sa herë merrnim makina, i regjistronim në emrat e të dashurave. Një nga makinat e radhës ishte në emër të të dashurës së Laertit, e cila, sa më kujtohet, ishte nga Gjirokastra.”

Ai tregon se si bashkë me persona të tjerë vëzhguan një makinë të parkuar me një çift brenda. “Trokitëm dhe u thamë se ishim policia, i thanë se kishin parkuar keq. Vajza u tremb, djalin e qëlluam me shuplakë. I nxorëm nga makina dhe e morëm mjetin.”

Sipas Tafanit, Laert Haxhiu i priste më tej, në rrugën e vjetër, me një Audi. Ata udhëtuan bashkë, me Haxhiun përpara dhe grupin tjetër pas tij.

Rrëfimi hedh dritë mbi aktivitetin e strukturuar të grupit dhe metodat e dhunshme e të planifikuara që ata përdornin për të realizuar veprimet kriminale.