Pas lajmeve që qarkulluan në media për finalizimin e divorcit të tij pas 12 vitesh martesë, Erion Isai, ka reaguar për herë të parë publikisht.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Isai konfirmoi ndarjen, duke theksuar se prej dy vitesh martesa e tij ka përfunduar dhe se procesi është mbyllur ligjërisht dhe me dakordësi në Prill të vitit 2024.
“Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar! Në interes për aq sa i takon medias dhe opinionit publik, si artist dhe ushtrues i një detyre të lartë, prej Prillit 2024 me dakortësi dhe parime të përbashkëta edhe zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal,” shkruan ai.
Aktori dhe politikani u shpreh gjithashtu i shqetësuar për publikimin e vendimeve gjyqësore në media, duke e cilësuar të panevojshëm dhe të pajustifikueshëm sidomos kur në mes janë dy vajzat e tij të mitura.
“Keq ardhje për publikime vendime gjykatash të cilat s’kanë asnjë interes publik, e asnjë arsye për t’u publikuar, e mbi të gjitha kur pas saj janë dy vajza të vogla!”, theksoi Isai.
Ai shprehu vendosmërinë për të vijuar me përkushtim jetën si artist, si përfaqësues publik, por mbi të gjitha si baba, duke thënë se është angazhuar me shpirt në këtë rol.
“Prej dy vjetësh detyrën më të bukur në botë; atë të babait, përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë! Vlerësim të cilën e japin vetëm Ajër dhe E’dua!”, shkruan ai, duke përmendur me dashuri vajzat e tij.
Në fund, Erion Isai i dërgon publikut një mesazh falënderimi e shprese:
“Uroj që çdo ditë t’ja dal! Përqafime e bekime!”
Reagimi i tij vjen pas publikimeve të disa portaleve për finalizimin e divorcit nga bashkëshortja, me të cilën kishte një martesë 12-vjeçare.