Patos, sherri del jashtë kontrollit/ Babë e bir dh*nojnë me grushte 60-vjeçarin

Babë e bir janë përfshirë në një sherr fizik në Zharrëz.

Ata kanë goditur me grushte një 60-vjeçar, i cili më pas ka goditur me kaçavidë njërin prej tyre duke i shkaktuar plagë.

I lënduari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy peronat e tjerë janë shoqëruar në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.