Vrasja e 65-vjeçarit në afërsi të pronës, arrestohet në Tiranë autori i dyshuar, kushëri me viktimën

Hazbi Velsula është arrestuar në Allias, dyshohet si autori i ngjarjes ne Xibërr.

Autori me viktimën Selim Velsula ishin kushërinjë.

Autori ka njoftuar të motrën që ka vrarë një person dhe pastaj motra ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori.

Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.