A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Agron Shehaj

Në një analizë mbi mundësitë e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Agron Shehaj u pyet nëse janë mundësitë e kandidimit të tij në Bashkinë e Tiranës. Duke analizuar forcat politike, Shehaj shprehu skepticizëm për një fitore të opozitës në vend, përveç në rastin kur bëhet fjalë që të mbështetet një kandidat jashtë politikës.

LEXO  Publikohet FOTO-ja e Eraldo Muçit, misteri i zhdukjes së mikut të Aleksandër Sadikajt

“Jo, nuk kam ndër mend të kandidoj. Mendoj se mundësitë që opozita të mundë kandidatin e PS-së janë shumë të vogla sidomos në kushtet që jemi, ku thjesht shohim rezultatet e zgjedhjeve të Tiranës.

LEXO  “Mungesa e tij lë një boshllëk…”/ Ylli i rrjeteve sociale ndërron jetë në moshën 20-vjeçare

Ekziston një mundësi për këtë, dhe mundësia është nëse ne do vendosim të gjithë bashkë të kandidojmë dhe mbështesim një kandidat jo politik. Të gjejmë një kandidat, anëtar të asnjë partie politike, por një kandidat teknik që gëzon respektin e shoqërisë shqiptare”, tha Shehaj.

LEXO  Prangoset 25-vjeçari shqiptar/ I përfshirë në rrjet kriminal, mori makinë me qira për të shpërndarë kokainën

Lajme Te nGjashme