Apple paralajmëron sërish: Mos flini me IPhone-in gjatë karikimit, ja çfarë mund tju ndodhë

Apple ka përditësuar udhëzimet e sigurisë për përdoruesit e iPhone, duke këshilluar që pajisjet e karikuara të vendosen vetëm në sipërfaqe të forta dhe të ajrosura mirë.

Arsyeja? Bateritë litium-jon gjatë karikimit ngrohen natyrisht, dhe nëse nxehtësia bllokohet, ajo mund të shkaktojë dëmtime serioze si djegie të pajisjes, zjarr apo dëme në tekstile si çarçafët.

LEXO  Gerta Gixhari rikthehet në ekran, këtë herë si moderatore në ‘Top Channel’

Autoritetet e zjarrfikësve dhe organizatat për mbrojtjen e konsumatorit kanë dokumentuar raste të kabllove të shkrira dhe çarçafëve të djegur nga karikimi pranë shtratit.

Apple kujton se telefoni është një pajisje teknologjike precize, jo një lodër e butë, ndaj duhet kujdes gjatë karikimit dhe vendosjes së tij në ambientet e gjumit.

LEXO  A do tërhiqet nga mandati për të futur Metën në Parlament?/ Ja si përgjigjet Tedi Blushi

Mbani gjithmonë telefonin tuaj në një vend të sigurt dhe të ajrosur gjatë karikimit!

Lajme Te nGjashme