Datë e mbushur me ‘ters’! E premtja e 13, ja çfarë pritet t’ju ndodh sonte në mbrëmje

E premtja e 13-të është një nga datat më të famshme në botë për shkak të konotacioneve që lidhen me fatin e keq, ndodhitë misterioze dhe besëtytnitë. Për shumë njerëz, kjo ditë sjell një ndjesi të çuditshme, sikur diçka jo e zakonshme mund të ndodhë. Por nga vjen kjo frikë?

LEXO  Përplasja ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, “hyn në lojë” edhe SHBA

Frika ndaj numrit 13, e njohur ndryshe si triskaidekafobia, ka rrënjë të thella në histori. Numri 13 është parë si një numër “i paplotë”, pasi pason numrin 12 që konsiderohet i “shenjtë” në shumë kultura (12 muaj, 12 apostuj, 12 shenja të zodiakut, etj).

LEXO  Paralajmërimi i psikologes për Labubu-n: Çfarë simbolizojnë në të vërtetë lojërat virale

Por kur dita e premte bie më 13, besëtytnia merr përmasa më të mëdha. Disa e lidhin këtë me faktin që Jezusi u kryqëzua ditën e premte dhe në Darkën e Fundit ishin 13 persona – dhe ai i 13-ti ishte Juda, tradhtari.

Dita që “ngrin” botën

LEXO  9 qershor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në vende të ndryshme, dita e premte 13 është simbol i frikës dhe panikut. Shumë njerëz shmangin të udhëtojnë, të nisin projekte të reja, apo të marrin vendime të rëndësishme. Ka madje kompani sigurimi që raportojnë rritje të numrit të aksidenteve ose kërkesave për ndihmë në këtë ditë.

Lajme Te nGjashme