Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë, refuzon të flasë për vrasjen e Jani Prengës: Nuk kam çfarë them…

Dritan Rexhepi, emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, është shoqëruar sot me forcë nga Policia e Shtetit për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës disa vite më parë në ambientet e kompleksit “Golden”.

LEXO  Tiranë/ 41-vjeçari qëllon me thikë bashkëjetuesen, dalin detaje tronditëse nga plagosja

Megjithatë, Rexhepi ka zgjedhur sërish të heshtë, duke refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të trupës gjykuese në çështjen që po gjykohet ndaj Festim Bechdilit, i vetmi i dënuar deri tani me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje të rëndë.

LEXO  Familjarët dhe kolegët përcjellin në banesën e fundit 5 gazetarët e vrarë në Gaza

“Nuk dua të pyetem sepse nuk kam çfarë të them,” është shprehur Rexhepi në sallën e gjyqit, duke mos ndryshuar qëndrim, as pas shoqërimit të detyruar nga autoritetet.

LEXO  Një burrë po lufton për jetën pasi u përplas nga një makinë në Tiranë

Roli i tij në këtë çështje mbetet ende i paqartë, ndërsa drejtësia shqiptare përpiqet të zbardhë të plotë ngjarjen tronditëse që vazhdon të jetë në vëmendje të opinionit publik/ Gazeta shqip

Lajme Te nGjashme