Gjesti bie nga ‘froni’ dhe vendin e parë ia merr…/ Çfarë po ndodh me ndjekësit e ish-banorëve të BBV 4?

Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

LEXO  Princ Leka shfaqet krah partneres së re në një ballo në Romë: Së bashku përjetuam…

Teksa javën e kaluar Gjesti qëndronte në vend të parë, këtë herë ai çuditërisht ka zbritur në vend të fundit dhe ka humbur 2 mijë ndjekës.

Nga 610K, tani ai numëron 608K. Pas tij vjen Loredana Brati, e cila po ashtu rezulton me humbje. Nga 162K që kishte javën e kaluar, tani Loredana ka 161K, duke humbur kështu 1 mijë ndjekës.

LEXO  Përleshje fizike, incidenti që nuk u pa gjatë performancës së Izraelit në Eurovision (Video)

Në vend të tretë renditet Gerta Gixhari, e cila nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve të saj në “Instagram”, duke patur sërish 120K.

Po ashtu me asnjë ndryshim në numrin e ndjekësve, është dhe Rozana Radi, e cila numëron sërish 473K.

LEXO  Këmbimi valutor 4 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në vend të parë për këtë javë, renditet Egli Tako, e cila ka fituar 3 mijë ndjekës më shumë. Nga 365K, tani Egli ka 368K në “Instagram”-in e saj.

Lajme Te nGjashme