‘Kërcënim global’, IDF publikon hartën që tregon se deri ku arrijnë raketat e Iranit, rrezja e veprimit ‘prek’ edhe Shqipërinë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka publikuar një hartë që tregon rrezen e veprimit të raketave që disponon aktualisht Irani. Në qendër të hartës ndodhet Irani, ndërsa përreth tij shfaqen disa rrethe që tregojnë distancat që raketat iraniane mund të përshkojnë: nga 300 km deri në 2,000 km.

LEXO  Pas përplasjes me Metën, PL shpërthen në fyerje dhe sulme ndaj Braimllarit: Palaço i pacipë, nuk do ja hedhësh pa…

Sipas kësaj harte, raketat me rreze të gjatë veprimi deri në 2 000 kilometra, përfshijnë një pjesë të madhe të Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore, si dhe territore të Afrikës dhe Evropës Juglindore. Brenda rrezes përfshihet edhe Shqipëria dhe shkon deri në cepin juglindor të Italisë.

LEXO  Arma e tmerrshme e Izraelit që askush nuk flet, nëse do ta përdornin, pasojat do të ishin katastrofike

Ky ilustrim sipas IDF tregon kapacitetin e Iranit për të goditur shumë larg kufijve të tij.

“Irani është një kërcënim global. Izraeli nuk është qëllimi përfundimtar, është vetëm fillimi. Ne nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të vepronim.”, ka shkruar IDF krahas postimit.

LEXO  “Nga tritoli në komisariat te vaji në rrugë”, gazetarja: Është tentuar të vritet 14 herë, 300 mijë deri në miliona euro për ‘kokën’ e…

Lajme Te nGjashme