Një valë e re e Covid-19 po përhapet në Europë, ja simptomat, sa rrezikon Shqipëria

Një variant i ri i “Sars Cov 2”, nën-variant i “Omicorn”, po përhapet në Europë, SHBA dhe Azi dhe është ndër ato nëntipe qe po monitorohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në Shqipëri ende ka raste sporadike të prekur nga Covid 19, por ky nëntip nuk është identifikuar.

LEXO  Vuçiç i quajti eurodeputetët “fundërrinat më të këqija”, reagon Brukseli

“Në këtë periudhë ne nuk kemi rritje të infeksioneve respiratorë pasi po i monitorojmë. Ka raste te lehta, por shume pak. Mbi 90 e testeve dalin negativ”, shprehet Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive.

Mutacioni i ri Covid 19 përhapet lehtë dhe ka simptoma si dhimbje fyti, kollë e thatë, lodhje, temperaturë, dhimbje muskujsh, shqetësime gastrointestinale, por nuk shkakton forma të rënda të sëmundjes.

LEXO  Vetëm aventura kalimtare, nuk ka ardhur koha për histori dashurie te qëndrueshme – Horoskopi, e Martë 7 Tetor 2025

“Nuk është për t’u shqetësuar. Ne nuk e kemi identifikuar asnjë rast me këtë variant. Jemi duke monitoruar. Por nuk ka vend për shqetësim pasi edhe në vende ku ka prekur nuk ka shkaktuar raste për hospitalizomi”, thotë më tej Bino.

LEXO  “Përbëhet nga vrasës serialë dhe kartele droge që kanë miliarda euro”- Berisha në kryesinë e PD në Bruksel: Rama ka krijuar një makineri gjigante të blerjes së votës dhe të frikësimit të qytetarëve

Sipas Binos nuk duhet të heqim dorë nga kujdesi pasi Covid nuk ka ikur asnjëherë por nuk ka vend për panik.

“Ne jemi duke mbajtur në monitorim infeksionet respiratorë”, thekson Bino.

Lajme Te nGjashme