Operacioni “Koordinata”, asgjësohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në qarkun Shkodër

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 12 541 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 728 fidanë në kubikë dhe 11 813 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, konkretisht:

LEXO  U paraqit në spital i plagosur me armë zjarri, çfarë i ndodhi 40-vjeçarit

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult, dhe asgjësuan 652 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.

LEXO  Arsyeja e vërtetë pse Izraeli sulmoi Iranin

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 728 fidanë në kubikë dhe 11 161 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

LEXO  Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga aksidenti masiv me pesë makina

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.

Lajme Te nGjashme