Shkoi në një varrim 4 ditë më parë, por nuk u kthye më në banesë! Familja ngre alarmin për zhdukjen e 78-vjeçarit

Lek Ndreshaj, me banim në Torovicë të Lezhës, prej 4 ditësh ka humbur kontaktet me familjarët.

78-vjeçari mësohet se në datën 9 qershor ka marrë pjesë në një varrim në Malësinë e Madhe dhe prej orës 13:07 minuta të asaj dite nuk është parë më.

LEXO  Shenjestër e shpërthimit me lëndë plasëse në Fushë-Krujë? Reagon Jozi

Djali i tij, Gëzim Leka ka ngritur alarmin për humbjen e të atit, teksa shprehet se i moshuari nuk ka pasur probleme me askënd.

Raportohet se gjatë varrimit ka shfaqur shenja lodhje, ndërsa sjellja e tij ka qenë normale. Sipas të afërmeve të tij, gjithashtu se nuk ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor.

LEXO  Nuk doli kurrë nga dhoma për takimin e planifikuar/ Si u gjet i vdekur në hotel diplomati gjerman

Djali i të moshuarit thotë se policia e Malësisë së Madhe, si edhe banorët atje i kanë ardhur në ndihmë duke bërë kërkime në zonën malore të Shkrelit, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e tij.

LEXO  Plagosja me thikë në Korçë, zbardhen detaje, autori i zuri pritë 15-vjeçarit në një rrugicë dhe…

Lajme Te nGjashme