Sulmi ndaj Iranit/ Izraeli merr ‘vendimin drastik’, mbyll …

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, në deklarata thuhej se Izraeli nuk do të ofrojë shërbime konsullore dhe u kërkoi qytetarëve të bashkëpunojnë me shërbimet lokale të sigurisë në rast të ndonjë aktiviteti armiqësor.

Autoritetet izraelite kanë vendosur të mbyllin të gjitha ambasadat e vendit në mbarë botën, teksa u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos shfaqin simbole hebraike apo izraelite në vendet publike, thuhet në deklaratat e postuara në faqet zyrtare të ambasadave ditën e premte, pas sulmeve të ndërmarra kundër Iranit.

LEXO  A do t’i bojkotojë PD zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Tiranë? Berisha: Ka dy taktika…

Nuk u dha asnjë afat kohor se sa do të zgjasë mbyllja e ambasadave. Një person që iu përgjigj telefonatës në ambasadën izraelite në Berlin nuk dha më shumë detaje.

LEXO  “Meritojnë ndëshkime maksimale”/ Situata me zjarret, Rama: Kriminelët do të dorëzohen para drejtësisë

“Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në mbarë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen”, thuhet më tej deklaratë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të premten, ka thënë se Gjermania po rrit masat e mbrojtjes për vendet hebraike.

LEXO  Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, OSHEE bën paralajmërimin e fortë: Nuk do keni energji elektrike

Siguria u shtua jashtë Sinagogës së Madhe të Stokholmit, ku një furgon dhe një makinë policie ishin parkuar pranë godinës, sipas një dëshmitari të Reuters.

Lajme Te nGjashme