Bien temperaturat/ Pasditja sjell kalime vranësirash të lehta, ja si pritet të jetë moti sot

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët gjatë gjithë paradites.

Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në gjysmën lindore të Shqipërisë megjithatë nuk priten reshje në territor.

LEXO  Vrasja e Edmond Papës, mbi 50 vite burg për dy autorët! Bode dhe Velo mbyllen në burg të sigurisë së lartë

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët, e cila do të shënohet në qytetin e Ersekës deri në 33°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

LEXO  Nga Erseka në Bruksel, kryebashkiaku Erion Isai “LË NAM” me anglishten! (Video bëhet VIRALE në rrjet)

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

LEXO  ‘Në interesin e tyre ta pranojnë’, SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

Lajme Te nGjashme