Kamioni me enë kuzhine del jashtë rruge në Fier, shoferit iu bllokua timoni

Një kamion ka dalë nga rruga mesditën e kësaj të shtune në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, në Fier.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se bllokimi i timonit nuk i ka dhënë mundësi drejtuesit të manovrojë, dhe për pasojë mjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht, drejtuesi i kamionit nuk ka pësuar lëndime, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi mjeti ishte i ngarkuar me enë kuzhine.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Next