Paralizohet përsëri Tirana! Ministeriali i SEECP në Tiranë/ Policia publikon planin e masave! Ja rrugët ku do të ketë kufizime dhe bllokime të qarkullimit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar masa të posaçme sigurie dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor sot (më 16 qershor), me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që pritet të mirëpresë delegacione të nivelit të lartë të kryesuara nga Presidentë të vendeve anëtare.

Në kuadër të garantimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve, Policia njofton se do të ketë ndërprerje dhe kufizime të lëvizjes në disa akse rrugore:

LEXO  Spanja lëshon 12 ton ushqime në Gaza me avion ushtarak, përgjegjësi i OKB-së për refugjatët palestinezë: Mënyrë e kushtueshme dhe joefektive

📍 Në ardhje të delegacioneve:

Aeroporti i Rinasit – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada Durrës-Tiranë – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “Urani Pano” – Rruga “Dervish Hima”.

LEXO  Ky është 61-vjeçari që u kap me 17 kg drogë në banesë, e merrte në Maqedoninë e Veriut! (FOTO)

📍 Në largim të delegacioneve:

Rruga “George Ë. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada Tiranë-Durrës – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve dhe lëvizjes së këmbësorëve në:

LEXO  Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ja paga që përfitohet

📍 Rrugën “Ludovik Shllaku” dhe

📍 Rrugën e Dibrës.

⏰ Orari i kufizimeve do të përcaktohet në varësi të mbërritjes së delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, duke theksuar se masat janë të domosdoshme për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së një aktiviteti ndërkombëtar me rëndësi për vendin.

Lajme Te nGjashme