Tërmet i frikshëm/ Ky vend goditet rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore

Tërmeti u regjistrua rreth orës 11:35 (ora lokale; 18:35 sipas orës tonë), rreth 30 kilometra në jugperëndim të Callao, një qytet bregdetar rreth dhjetë kilometra nga Lima, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike Peruane.

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi kryeqytetin peruan dhe rrethinat e tij të dielën, duke vrarë një person dhe duke plagosur 36 të tjerë, duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe dëme në infrastrukturën shëndetësore dhe shkollore, thanë autoritetet.

LEXO  Humbi jetën teksa tentoi të arratisej me 1 mln euro drogë në makinë, identifikohet shqiptar që vdiq tragjikisht

Policia njoftoi se një 36-vjeçar humbi jetën kur një mur u shemb mbi automjetin me të cilin po udhëtonte, në lagjen Independencia të kryeqytetit peruan. Nga ana e saj, qendra kombëtare e operacioneve të emergjencës (COEN) raportoi për 36 persona të plagosur në Lima, njëri prej të cilëve është shtruar në spital.

LEXO  Altin Dumani: Asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm, duhet të veprojmë me vendosmëri

“U bëj thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë”, tha presidentja Dina Boluarte, duke shtuar se nuk ishte lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Peruja ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit të Oqeanit Paqësor, një zonë e gjerë me aktivitet të fortë vullkanik dhe sizmik që shtrihet pjesërisht përgjatë bregdetit perëndimor të kontinentit amerikan. Vendi regjistron qindra tërmete të dukshme çdo vit.

LEXO  Vrasja që tronditi Italinë/ Rrëfehet nëna: Ishte e vetmja mënyrë për ta ndaluar

Lajme Te nGjashme