U vetëplagos me armë zjarri, 35-vjeçari dërgohet për mjekim te Trauma

Rreth orës 04:10 të mëngjesit, në lagjen “Pavarësia” të qytetit, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në apartamentin ku jetonte shtetasi A. M., 35 vjeç. Dyshohet se 35-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë.

Pas ndihmës së parë mjekësore, A. M. është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes, është sekuestruar armëa e zjarrit, një pistoletë tip Glock, që dyshohet se ka shërbyer për plagosjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Ky i ri është një figurë e njohur për policinë e Vlorës, pasi në korrik të vitit 2023 është arrestuar së bashku me një shok të tij për mbajtje dhe lëvizje të armëve pa leje.