‘Kemi në kontroll hapësirën ajrore mbi Iranin’, paralajmëron Trump: E dimë ku fshihet Khamenei, durimi po mbaron

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë dhe absolut të hapësirës ajrore mbi Iranin”. Ai theksoi se, pavarësisht sistemeve të avancuara të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes që zotëron Irani, teknologjia amerikane është shumë më superiore.

LEXO  ‘Kërcënim global’, IDF publikon hartën që tregon se deri ku arrijnë raketat e Iranit, rrezja e veprimit ‘prek’ edhe Shqipërinë

“Irani kishte mbrojtje të mira mbikëqyrjeje dhe mbrojtje të tjera, por ato nuk janë asgjë në krahasim me atë që është projektuar, zhvilluar dhe ndërtuar në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.

LEXO  Ndalohen telefonat, kujdes ndaj dhunës dhe…/ Miratohen udhëzimet, për vitin e ri shkollor

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump shtoi se amerikanët janë të informuar për vendndodhjen e Ajatollah Ali Khamenei, por theksoi se nuk do të ndërmarrin masa direkte ndaj tij për të shmangur goditjen e civilëve.

LEXO  “Arrest me burg” për 36 vjeçarin në Fier. Sipas ekspertizës, e mitura është abuzuar disa herë

“Durimi ynë po mbaron”, paralajmëroi Trump në fund të deklaratës së tij.

Lajme Te nGjashme