Kërkoi lirinë, GJKKO merr vendimin për Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kuadër të hetimeve për korrupsion.

Po ashtu, gjykata ka konfirmuar masën “arrest shtëpie” për Elman Abulen, i cili është përfshirë në të njëjtën çështje hetimore.

Avokatët mbrojtës kërkuan ndryshimin e masave të sigurisë, duke propozuar zëvendësimin me masa më të buta dhe ofruan garanci pasurore. Megjithatë, GJKKO vendosi të mos pranojë kërkesat.

LEXO  EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë e plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Sarandë (Video)

Si argument të ri në seancë, Prokuroria paraqiti faktin se apartamenti që ndodhet mbi banesën e Veliajt zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa–Veliaj, duke ngritur dyshime për pasuri të padeklaruara apo të fshehura. Ky fakt u konsiderua si element shtesë që forcon dyshimet për implikim në veprimtari të paligjshme.

LEXO  IShowSpeed takon Ramën dhe Dukën në Munich: Më mungon Shqipëria, do kthehem këtë verë (Video)

Mt hertt gjattxs ditës së sotme Gjykata e Posaçme e Apelit miratoi dhe vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj – Xoxa.

Ankues ishte kompania “Agi Kons” e biznesmenit Gentian Sula, në emër të kompanisë të të cilit rezulton pronësia.

LEXO  Ilir Meta kërkoi lirinë, togat e zeza të GJKKO-së tërhiqen për vendim

Por sipas prokurorëve të SPAK-ut ky apartament te “Kodra e Diellit” në Tiranë ishte në përdorim nga kryebashkiaku.

Me këtë vendim të marrë sot nga Apeli i GJKKO-së apartamenti i çiftit Veliaj- Xoxa mbetet në sekuestro.

Lajme Te nGjashme