Macron i pëshpërit diçka në vesh, shikoni reagimin epik të Meloni-t (Video)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u kap nga kamera duke rrotulluar sytë pasi presidenti francez Emmanuel Macron i pëshpëriti diçka gjatë tryezës së rrumbullakët të samitit të G7-s.

Momenti, i regjistruar në resortin luksoz Kananaskis, ndodhi ndërsa liderët botërorë po përballeshin me krizat në rritje në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Meloni u përkul për të dëgjuar Macron-in, por reagimi i saj la të tregojë se nuk mbeti aspak e impresionuar.

LEXO  Pas sulmeve ndaj Iranit, çmimet e naftës ‘shpërthejnë’/ Çfarë po ndodh në tregje?

Ndërkohë, në një episod tjetër të samitit, kryeministri kanadez Mark Carney ndërpreu në mënyrë të sikletshme presidentin amerikan Donald Trump, teksa ky po pyetej mbi çështjen e emigracionit, duke këmbëngulur se “ishte koha për të nisur takimin”.

LEXO  “Një goditje me thikë në kraharor i mori jetën”- Vrasja e 36-vjeçares shqiptare në Greqi nga bashkëshorti! Çfarë tregon ekspertiza mjeko ligjore: Në trupin e gruas…

Tensionet u rritën edhe më tej kur Trump deklaroi se përjashtimi i Rusisë nga G7 në vitin 2014 ishte një “gabim i madh” — duke e fajësuar këtë vendim për pushtimin e Ukrainës nga Putini.

Lajme Te nGjashme