Trump: Kërkoj fund të vërtetë të konfliktit Izrael-Iran, jo thjesht armëpushim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur se synon një “fund të vërtetë” të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, duke theksuar se nuk është i kënaqur vetëm me një armëpushim të thjeshtë. Pas kthimit të tij nga samiti i G7 në Kanada, Trump u shpreh para gazetarëve se ai kërkonte diçka më të thellë dhe më të qëndrueshme se një ndalim të armiqësive.

LEXO  Dëshmon i penduari Tafani: Laertin e takova për herë të parë pasi dola nga burgu

“Nuk po kërkoj një armëpushim, po kërkoj një fund të vërtetë”, tha Trump, duke shtuar se qëllimi i tij ishte një “dorëzim i plotë” nga Irani. Presidenti amerikan nënvizoi se nuk ishte angazhuar për bisedime paqeje me Iranin dhe e kritikoi atë për refuzimin e një marrëveshjeje që ishte paraqitur më herët.

LEXO  Kontrolle të befasishme në burgun e Peqinit, të dënuarit me burgim të përjetshëm i gjendet iPhone 16 në qeli

Trump theksoi se ishte e rëndësishme që Irani të bënte një hap prapa dhe të pranojë një zgjidhje përfundimtare të konfliktit.

Lajme Te nGjashme