Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Berat, autori i zjarrvënies kapet ‘mat’ nga policia (Emri)

Një zjarr ka rënë sot rreth orës 11:00 në vend grumbullimin e mbetjeve në fshatin Moravë, në Berat. Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, që kanë lokalizuar me shpejtësi flakët dhe kanë shuar zjarrin.

LEXO  SPAK përfundon hetimet, Laert Haxhiu dërgohet në gjyq me 15 akuza bashkë me grupin kriminal

Sapo kanë mbërritur në vendin e zjarrit, zjarrfikësit kanë gjetur edhe piromanin Ylli Metani, që u kap duke vijuar të vinte sërish zjarr në pika të ndryshme. Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka arrestuar zjarrvënësin Ylli Metani dhe e ka shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat.

LEXO  Befason Egli Tako, provokon me setin e fundit çfarë po sjell këngëtarja…?

Lajme Te nGjashme